Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dzeko drejt Chelseat, Roma hidhen në sulm për futbollistin e Barçës

Edin Dzeko është vetëm një hap larg rikthimit në Premier League, këtë herë në Londër te Chelsea. Sulmuesi boshnjak po kalon orët e fundit në Romë, ndërsa akordi mes klubeve është arritur dhe tani menaxheri i Dzekos po negocion për kontratën e sulmuesit.

Nga ana tjetër, Roma duket se nuk ka ndërmend të investohet për qendërsulmues tjetër, pasi atë rol ka ndërmend t’ia besojë sulmuesve Patrick Schick dhe Defrel, por tani i duhet një anësor i shpejtë.

Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Mario Monchi është hedhur menjëherë në sulm për të afruar futbollistin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, që shikohet si përforcimi ideal për Di Francescon. Aktualisht Roma ka vetëm Perottin dhe El Sharawin, të aftë të luajnë në krahët e sulmit dhe ish futbollisti i Milanit do të shtonte cilësinë dhe konkurrencën në skuadër.

Në rast se nuk do të arrijnë te Deulofeu, verdhekuqtë do të tentojnë kapitenin e Sassuolos, Berardi, por ky operacion është më i mundur në muajin qershor, sesa tani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...