Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dyshimet e Prokurorisë: Shitja e Milanit, riciklim parash

Problemet e Milanit, prej kalimit të klubit në pronësi të kinezëve, vazhdojnë të shtohen. Dyshimi më i fundit është se blerja e “Djallit” u përdor për pastrim parash.

Prokuroria e Milanos dyshon se shifra me të cilën u shit skuadra dhe e paguar nga kinezët nëpërmjet kanaleve ndërkombëtare, ishte jashtë realitetit dhe vlerës reale të klubit.

Kjo është hipoteza në të cilën po punohet për të verifikuar prejardhjen e vërtetë të parave, plot 740 milionë euro, nëpërmjet të cilave Milani kaloi pas 31 vjetësh në duart e Silvio Berlusconit, te pronari i ri, Yonghong Li.

Sipas tezave të hetuesve, në realitet kjo është një skemë për të futur në Itali shifra të mëdha parash. Krimi lidhet me dyshimin për pastrim parash, megjithatë nuk është e qartë nëse të dyshuarit e vetëm janë pronarët e rinj të klubit, apo nëse i përfshirë është edhe Berlusconi.

Gjatë muajve të kaluar Milani u trondit nga hetimi i realizuar nga mediet amerikane, “New York Times” dhe “Bloomberg”, të cilat ngritën dyshimet e para rreth rregullsisë së ndryshimit të pronësisë të një prej klubeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...