Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dygolësh i Sadikut, Legia e Varshavës mposht 1-3 Druteks-Bytovia në Kupë

Legia e Varshavës me një këmbë në gjysmëfinale të Kupës së Polonisë falë Armando Sadikut. Sulmuesi shqiptar realizoi dygolësh në takimin e pare cerekfinal në kundër Druteks-Bytovia, me rezultuanin përfundimtar që u fiksua në 1-3. Golin e parë Sadiku e realizoi pa u mbushur 2 minuta lojë, pas një topi të gjatë të marrë që nga mesfusha.

Në minutën e 29-të Pasquato shënoi golin e dytë për Legian, ndërsa në fund të pjesës së parë shkurtoi diferencën në 1-2 Szewczyk.

Sfida mbeti e hapur deri pak minuta para fundit, pasi në të 89-ën, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi të dytin personal dhe të tretin për Legian, që fitoi 1-3. Më këtë sukses në ndeshjen e parë skuadra e Sadikut pritet ta ketë formalitet takimin e kthimit.

Për 26-vjecarin ky ishte goli i katërt i realizuar në Kupën e Polonisë dhe i gjashti në total, pasi dy herë  të tjera e ka gjetur rrjetën në kampionat.

https://www.youtube.com/watch?v=cwBG9BOXpyg

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...