Ligue 1

Dygolësh i Memphis Depay, Toulouse “kafshatë” e lehtë për Lyonin

Lyoni siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionatin francez falë Memphis Depay, autor i një dygolëshi që e detyroi Toulousen të kthehej pa pikë nga kjo transfertë. Futbollisti holndez e gjeti rrjetën që në minutën e 23-të me një goditje të zgjuar nga jashtë zonës që la të palëvizuar portierin mik.

Pak para se të mbyllej pjesë e parë 24-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke hipotekuar praktikisht që në 45 minutat e para fitoren e Lyonit.

Gjatë pjesës së dytë nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me Lyonin që fitoi pastër 2-0.

Me këtë sukses skuadra e trajnerit Genesio rikthen diferencën prej dy pikësh me Marseillen e vendit te tretë.

Në takimet e tjera të së dielës në Ligue 1 u arritën këto rezultate.

 

Guingamp – Bordeaux 2 – 1

Caen – Montpellier 1 – 3

Lille – Amiens 0 – 1

Nantes – St Etienne 0 – 3

Strasbourg – Metz 2 – 2

Troyes – Nice 0 – 2

To Top