Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

PSV fiton në shtesë ndaj Twentes, Ajaxi “bie” në shtëpi ndaj Utrechti

Fitore e pabesueshme 4-3 e PSV Eindhovenit në “Philips Stadion” ndaj Twentes. Skuadra e Philip Cocu sa herë kalonte në avantazh barazohej nga miqtë, derisa erdhi momenti më pikant i kësaj përballjeje, që i përket minutës së parë shtesë, kur futbollisti i Twentes, Thesker, devijoi në portën e tij. Deri në atë moment për PSV-në kishin shënuar Locadia, van Ginlkel dhe de Jong, ndërsa për Twenten Thesker, Lam dhe Jensen. Me këtë sukses PSV e con në 11 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt.

Humbje e papritur e Ajaxit të Amsterdamit në “Johan Cruijff Arena” ndaj Utrechtit. “Harkëtarët” u ndalën 1-2 para tifozëve të tyre, duke i lëshuar terren PSV-së në krye të klasifikimit. Heroi i këtij takimi ishte Labyad, që realizoi dy herë për miqtë, duke e bërë të pavlefshëm golin e Viergever.

Në takimet e tjera Den Haag barazoi 2-2 me Feyenoordin, ndërsa Vitesse Barazoi 0-0 me Zwolle.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...