Premier League

Dygolësh i David Silvas, Man.City kalon Stoke City-in dhe prek titullin

Manchester City ruan avantazhin prej 16 pikësh ndaj Manchester United që e ndjek nga pas. Kryesuesit e Premier Leagues e kanë prekur tashmë me njërën dorë titullin kampion dhe vetëm matematika nuk u lejon ende të ngrejnë lart trofeun. Një dygolësh i David Silvës i mjaftoi skuadrës së Pep Guardiolës për të regjistruar suksesin e radhës në kampionat dhe për t’u ngjitur në kuotën e 81 pikëve. Ndaj Stoke City-it që në këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga kategoria vendosi mesfushori spanjoll me një gol për çdo pjesë me City-in që regjistroi fitoren e 4-t radhazi.Luajti gjatë gjithë ndeshjes Xherdan Shaqiri te Stoke por pa mundur të lërë shenjë në sfidën që mbylli javën e 30-të të Premier Leagues.

To Top