Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dy shkarkime në një sezon, Montella nuk gjen qetësi as në Spanjë

Tani është zyrtare, Vincenzo Montella nuk do të jetë më trajner i Sevillas. Vendimi është marrë sot, pas humbjes 2-1 në transfertën ndaj Levantes, që ishte në vijim të asaj finaleje për t’u harruar ndaj Barcelonës.

Trajneri italian mori drejtimin e andaluzianëve në muajin Dhjetor, rreth një muaj pasi ishte shkarkuar nga Milani, por nuk arriti të ketë jetëgjatësi as në Spanjë.

Montella koleksionoi një sërë rezultatesh negative, mes të cilave veçohen edhe disa humbje me rezultate shumë të thella. Ndër të paktat gjëra pozitive të eksperiencës andaluziane të Montellës, janë eliminimi i Manchester Unitedit nga çerekfinalet e Champions Leagues dhe i Atletico Madridit nga gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Aktualisht Sevilla garon për një vend në Europa League, por humbja e mbrëmshme përballë Levantes së Armando Sadikut, ka komplikuar seriozisht këtë objektiv të klubit spanjoll.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...