Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Dy pista rrezikojnë përjashtimin nga sezoni i ardhshëm

Kompania amerikane “Liberty Media”, që menaxhon me të drejta të plota Formulën 1, ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse ky aktuali sapo ka filluar.

Ajo që të bie në sy në këtë moment është se, për vitin 2019, kalendari nuk ka të përfshira dy gara legjendare: atë të “Spa-Francorschamps”, në Belgjikë, si dhe atë të Suzukës, në Japoni.

Çmime të Mëdha këto, që janë të dyja në përfundim të kontratave të tyre me Formulën 1 dhe ende nuk i kanë rinovuar ato.Vlen të theksohet se sezoni aktual i Formulës 1 është më i gjati në historinë e këtij sporti.

Në kalendarin e këtij viti janë të përfshira 21 Çmime të Mëdha, e këtu përfshihet edhe ai i Hockenheimit, në Gjermani, që rikthehet pas 6 vitesh mungesë për shkak të problemeve financiare.

Drejtuesit e “Liberty Media” kanë në planin e tyre zgjerimin e mëtejshëm të këtij kampionati me organizimin e mundshëm të garave në SHBA, Amerikën Latine dhe Azi, duke i ndërthurur me garat historike të Botërorit të Formulës 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...