Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dy herë në avantazh, por Shkëndija mposhtet nga Vardari

Shkëndija e Tetovës nuk ia ka dalë të marrë pikë në transfertën ndaj rivalëve të urryer, Vardarit. Ndonse kaluan dy herë në avantazh, tetovarët nuk ditën të ruajnë rezultatin dhe u mposhtën me shifrat 4-2. Pjesa e parë përfundoi 0-1, për Shkëndijën, pas golit të shënuar nga Junior, ndërsa vendasit barazuan në fillim të pjesës së dytë, më anë të Felipe, me 11 metërsh.

Ibrahimi kaloi edhe një herë në avantazh skuadrën shqiptare, në minutën e 64-t, ndërsa më pas, Vardari shënoi 3 gola dhe vulosi shifrat 4-2. Kjo ishte humbja e parë e Shkëndijës në këtë sezon, pas 8 fitoreve dhe 1 barazimi. Gjithsesi tetovarët vazhdojnë të qendrojnë në krye të klasifikimit me 25 pikë, ndërsa Vardari i vendit të dytë ka vetëm 19 pikë, por me 2 ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...