Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro pa eufori: Vllazninë s’e vlerësojmë nga renditja

Shpëtim Duro kërkon fitoren ndaj Vllaznisë në sfidën shtëpiake të javës së 14-të të Superiores, për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë 2017-ës. Trajneri i kuqezinjve parashikon një përballje të vështirë ndaj një skuadre që nuk mund të gjykohet nga pozicioni që ka në renditje.

Të gjitha resultatet teknike janë pjesë e lojës. Dëshira është që të marrim fitoren ndaj Vllaznisë, por jam i ndërgjegjshëm që nuk futboll nuk ka asgjë absolute. Dëshirojmë t’i bëjmë një mbyllje sa më të mirë kampionatit. Nuk duhet ta shohim Vllazninë në bazë të klasifikimit. Vllazninë e vlerësoj për organikën që ka: Orelesi, Vucaj, Gilman Lika apo Edon Hasani. Janë lojtarë që kanë qenë në qendër të merkatos.

Flamurtarit ndaj shkodranëve i kthehen tifozët, por nga ana tjetër Duro duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit bazë.

Shumë pozitive që rikthehen tifozët, shpresojmë që t’ua shpërblejmë. Kemi dy mungesa të rëndësishme, Useinin dhe Juffon. Dëmtimet apo pezullimetj anë pjesë e garës, jemi të detyruar të bëjmë disa lëvizje në formacion.

Gjatë orëve të fundit Flamurtari zyrtarizoi afrimin e sulmuesit serb, Igor Nedjelkovic, për të cilin Duro ka pritshmëri të larta.

Pjesa më e madhe e punës në merkato është bërë në verë, tani duhet merkato e pjesshme dhe cilësore, për të mbuluar problemet e dy fazave të para. Jam shumë i lumtur që nënshkruam me Nedjelkovicin. E kërkova edhe në verë. Ishte një operacion “blitz”, që e mbyllëm me sukses. Ai është futbollistët që luan në çdo pozicion në sulm.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...