Kupa e Shqiperise

Duro: Kupa, objektiv i rëndësishëm për ne, duam gjysmëfinalet

Luhet sërish me Partizanin, kundërshtar i mposhtur 3 herë këtë sezon, me të njëjtin rezultat 1-0, Flamurtari e rinis me avantazhin e një goli, por për Shpëtim Duron asgjë nuk është e garantuar, skuadra e tij duhet të japë maksimumin për të shkuar te gjysmëfinalet, edhe pse presionin, ja kalon kundërshtarit.

Për Partizanin kompeticioni i dytë futbollistik në vend mund të shpëtojë sezonin por për Duron pak rëndësi ka, Kupa është një objektiv për Flamurtarin që në këtë ndeshje nuk ka në dispozicion vetëm Juffo-n.

Në qendër të një procesi disiplinor për akuzat ndaj Eldorjan Hamitit, Duro i qëndron fjalëve të tij, ndërsa argumenton edhe arsyen përse.

 

To Top