Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Fitore e rëndësishme, Prognin dhe Bardhin i dua te Flamurtari

Shpëtim Duro i gëzohet fitores së dytë radhazi ndaj Partizanit në harkun e 5 ditëve. Trajneri i Flamurtarit vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku sipas tij Flamurtari realizoi objektivin.

“I rëndësishëm ishte rezultati pozitiv. Objektivi ynë ishte të shënonim dhe të mos pësonim. Ja arritëm qëllimit dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time”.

Për Duron pavarsisht ecurisë në këtë sezon Partizani vazhdon të mbetet një skuadër shumë e fortë dhe sidomos në repartin e avancuar ka lojtarë që ai do të dëshironte t’i kishte pjesë e projektit të tij tek Flamurtari.

“ Luajtëm dy ndeshje ndaj Partizanit. Një Partizan që në të dyja sfidat ka qëndruar në mbrojtje dhe ka kërkuar të shfrytëzojë kundërsulmet. Por të gjithë e keni parë që Partizani në këto dy takime jo vetëm që nuk n aka shënuar por nuk ka krijuar madje asnjë rast. Partizani ka një skuadër të mirë, Lucas dhe Abdurrahimi janë dy lojtarë shumë cilësorë sepse unë i njoh mirë, ndërsa Prognin dhe Bardhin do të kisha dëshirë t’i kisha pjesë e projektit tim te Flamurtari pasi janë dy lojtarë polivalentë”.

Në fund Duro foli me superlativa për sulmuesin Danilo Alves ndërsa dha një mendim edhe për afrimin më të fundit, sulmuesin tjetër Tounkara i ardhur nga Lazio.

“Danilo Alves është një djalë shumë i mirë është një lojtar kryesor i skuadrës. Ai ka kapacitet ka bagazh, nuk është një futbollist tipik goli, por ka lëvizshmëri. Kritikat në disa raste mund t’i bëjnë mirë atij. Nëse Alves është do të kishte shënuar 4 apo 5 gola më tepër deri në këtë fazë të kampionatit ne me siguri do të ishim shumë pranë kreut. Përsa i përket Tounkara unë nuk e njoh, por kam biseduar personalisht me Igli Taren që më ka thënë fjalë shumë të mira dhe një si Igli duhet besuar”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...