Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: Të mësojmë nga gabimet, synojmë Euro 2020-ën

Fitore e merituar, por shumë gjëra për të korrigjuar. Ky është thelbi i deklaratës së presidentit të FSHF-së, Armando Duka, menjëherë pas rikthimit në tokën shqiptare, pak orë pas suksesit 3-2 në Antalia, ndaj Turqisë. Sipas presidentit të Federatës, skuadra duhet të mësojë shumë, në mënyrë që gabimet e vëna re në këtë 90-minutësh, të mos përsëriten në ndeshjet zyrtare.

“Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit, me përgatitjen që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishëm eksperimenti teknik dhe nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq, për t’i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje nuk ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske”, tha kreu i FSHF-së.

Tashmë Kombëtarja e kthen vështrimin nga ndeshjet zyrtare, për një biletë europiane dhe Duka beson se ky grup ka mundësi reale për të na dhuruar një tjetër ëndërr.

“2020-a? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në europianin e 2020-ës”, u shpreh Armando Duka.

Paraqitjet e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri i kanë bindur pothuajse të gjithë skeptikët, por kreu i FSHF-së kërkon më shumë nga trajneri italian.

“Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuccin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Në shtator do të presim shortin”, mbylli deklaratën e tij kreu i Federatës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...