Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: Objektivi është Euro 2020, me Panuccin ia dalim

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë nga Antalya pak orë përpara sfidës miqësore ndaj Turqisë ka theksuar se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët do të kërkojnë të marrin rezultat.

“ Është një ndeshje për të përgatitur skuadrën për kompeticion e parë zyrtar që është National League që do të fillojë në shtator. Besoj se do të jetë një test që do ti shërbejë shumë skuadrës, Turqia është një kombëtare e mirë dhe mendoj se do na vlejë kjo sfidë. Uroj që të jetë një ndeshje e bukur, në të cilën mund të marrim edhe një rezultat pozitiv. Skuadra është stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe ky grumbullim i ka shërbyer shumë trajnerit Panucci i cili ka punuar shumë edhe në aspektin taktik me skuadrën. Kam bindjen që ne kemi një skuadër të mirë, nuk jemi as më të mirë dhe as më të këqinj se Turqia. Ata vinë nga një humbje në këtë përballje dhe përpara publikut të tyre do të tentojnë të fitojnë. Të shohim se cfarë do të ndodhë, shpresojmë ta fitojmë këtë sfidë”.

I kënaqur me rezultatet dhe me punën e deritanishme të trajnerit Panucci, Duka është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur për stolin, ndërsa shprehet me bindje se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e Euro 2020.

“ Që nga momenti që menduam të kishim një staf të ri, donim që stafi i ri të njihej mirë me ambientin dhe skuadrën për të realizuar atë objektiv të madh që kemi që është kualifikimi në Euro 2020. E kemi realizuar atë cfarë kishim qëllim. Stafi është njohur me ekipin dhe ndeshjet miqësore do ti shërbejnë akoma më shumë. Nëse do tu bëjmë një analizë 4 ndeshjeve që skuadra është drejtuar nga Panucci, besoj se kemi marrë atë çfarë kërkonim. Jam i bindur në zgjedhjen që kemi bërë, kemi bërë zgjedhjen e duhur duke ulur në stolin e Shqipërisë një emër të madh të futbollit europian, i cili në futboll ka fituar pothuajse gjithçka dhe do të dijë ta transmetojë këtë te skuadra për të arritur ato objektiva që ka. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një skuadër pjesëmarrëse në Euro 2020 dhe futbollistët e dinë shumë mirë këtë”.

Skuadra tashmë ka filluar të ndryshojë fytyrë duke iu nënshtruar edhe proçesit të nevojshëm të rinovimit, Duka e vlerëson pozitivisht punën që po bëhet por thekson se ky nuk është një ndryshim brezash.

“Çdo skuadër në çdo kohë ka nevojë për energji të reja dhe për elementë të rinj. Nuk po ndërrohen breza në këtë skuadër, por janë afruar ata elementë që kanë qenë të nevojshëm. Kam parimin se nuk ka moshë në një ekip kombëtar. Janë grumbulluar ata lojtarë që janë në formë, por me vizionin e startit të eliminatoreve të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj jave skuadra ka punuar shumë mirë dhe ka pas kohë që të forcojë frymën e grupit, ka patur kohën edhe për eksperimentet taktike në shërbim të trajnerit dhe stafit. Uroj që sot të kemi një rezultat pozitiv. Kam bindjen se kemi një rezultat të mirë, por as më të mirë dhe as më te keqe se sa Turqia. Shpresoj që ta fitojmë këtë ndeshje”.

Testi zyrtar i radhës do të jetë Liga e Kombeve dhe për kreun e FSHF ky është një kometicion që do të testojë realisht forcën e kuqezinjve por edhe një mundësi më shumë për biletën e Euro 2020.

“Është një zhvillim pozitiv për federatat e mesme dhe të vogla që sigurojnë ndeshje kompetitive dhe të jep një undësi të madhe për të shkuar në Europian”.

Në fund, presidenti i federatës ndalet te ecuria e skuadrës së 21 vjeçarëve duke mbrojtur punën e bërë nga grupi i drejtuar nga Alban Bushi.

“Skuadër me elementë të mirë dhe që ka nevojë për më shumë disiplinë sportive. Nuk e ka marrë maksimumin, shpresoj ta marrë në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...