Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duka: Keqardhje për Vllazninë, verdiktin e dha fusha

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ishte në Korçë sot, ku i dha titullin kampion Skënderbeut dhe bëri edhe një koment për këtë sezon të sapombyllur dhe verdiktet e dhëna.

Një titull tërësisht i merituar për Skënderbeun…
Besoj se skuadra korçare e meritoi titullin për atë që dha gjatë gjithë 35 javëve, përveç javës së fundit. Kanë mbyllur një sezon shumë të suksesshëm dhe titulli është verdikt i fushës.

Verdikt i kampionatit ka qenë edhe rënia e Vllaznisë…
Të gjitha verdiktet janë ato që kanë ardhur pas performancave të skuadrave në fushë, që nga java e parë, deri në të fundit. Asgjë nuk korrigjohet as në dy javët e para, e as në dy të fundit. Natyrisht që futbolli ka edhe fatin në mes, por në përgjithësi është performanca ajo që vendos. Vitin e kaluar ra Tirana, këtë vit Vllaznia, dhe natyrisht që ka keqardhje për këtë, por shpresojmë që kjo të shërbejë si një mësim për t’u rikthyer edhe më të fortë në Superiore.

Cilat janë gjërat e mira dhe ato për t’u evituar nga ky sezon?
Një nga gjërat më të mira është që kemi prodhuar disa lojtarë cilësorë, që edhe kanë gjetur skuadra në Europë, por mund të them se është shumë herët për të bërë bilance.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...