Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita një fitore larg titullit, sot dita e madhe, në Gjilan gati për festë

Në Gjilan janë gati për festë. Sot mund të jetë dita Dritës që në rast fitorje në sfidën shtëpiake ndaj kampionëve në fuqi të Trepça 89 do të shkurorëzonte këta të fundit për t’u shpallur për herë të dytë në histori kampione e Kosovës. Që skuadra e Bekim Isufit ta sigurojë matematikisht që sot titullin duhet që Drita të mposhtë Trepça 89 dhe Prishtina të mos fitojë në transfertën prizrenase ndaj Lirisë pra që nxënsi Bledi Shkëmbi ti vendosë një tjetër stërkëmbësh në garën për titull, profesorit të tij Mirel Josa. Gjithsesi në Vala Superligën e Kosovës, në rast se dy skuadra e mbyllin me pikë të barabarta sezonin, pozicionohet më lart ekipi që ka goleavarazhin më të mirë, pra edhe nëse të dyja skuadrat fitojnë sot, Drita e ka +30 goleavarazhin aktual ndërsa Prishtina +20 dhe për të fituar titullin skuadrës kryeqytetase do të nevojitej një fitore me goladë në përballjen direkte të javës së fundit, diçka e pamundur të ndodhë. Megjithatë në Gjilan shpresojnë shumë te Liria sot ndërkohë që janë të bindur te fitorja e skuadrës së tyre ndaj Trepça 89’, forcës së tretë të këtij kampionati, me skuadrën mitrovicase që drejtohet nga një emër i njohur i futbollit shqiptar Gugash Magani. Sot në Podujeve do të zhvillohet edhe sfida tjetër mes Llapit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën 32-të. Duke filluar që prej orës 16:00 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni live duelin në distancë për titullin mes Dritës dhe Prishtinës, pasi do të transmetohen drejtëpërdrejtë takimet Drita-Trepça 89 dhe Liria-Prishtina.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...