Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita në Gjakovë për kreun, Liria kërkon rikthimin te fitorja

Vala Superliga do të vijojë sot me 4 takimet e tjera të javës së 24-t, ku interesant është fakti se 4 skuadrat që mbyllin renditjen do të zbresin në fushë si pritëse këtë fundjavë.

Kështu Vëllazënimi i Gjakovës, pasi nuk humb prej 4 javësh dhe po i largohet fundit të ftohtë, do të presë këtë pasdite Dritën, skuadrën e vendit të dytë të renditjes. Kuqezinjtë e Gjakovës synojnë të ruajnë ritmin e Drenicës që kanë mbi vete, ndërsa Drita kërkon të përfitojë nga humbja e Prishtinës, për të marrë kryesimin e renditjes.

Liria e Prizrenit, pas gjysmëhapit fals ndaj Vëllazënimit në derbin e Rrafshit të Dukagjinit, do të kërkojë të rikthehet te fitorja në transfertën ndaj Flamurtarit. Synimi i skuadrës së drejtuar nga Blendi Shkëmbi është të renditet në 4-shen e parë, ndërsa Flamurtari kërkon të mbetet pjesë e skuadrave që do të luajnë Play Out-in për t’i shpëtuar rënies.

Në dy sfidat e tjera, Besa e Pejës do të presë Gjilanin dhe Vllaznia e Pozheranit do të përballet me Feronikelin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...