Vala Superliga

Drita me hap kampioni, Prishtina përmbys në fund Gjilanin

Drita e Gjilanit vijon të ecë e sigurt drejt titullit kampion, teksa në javën e 31-të mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultatin 3-0. Skuadra gjilanase nuk diskutoi për asnjë moment fitoren, teksa vijon të ruajë distancën prej 3 pikësh me Prishtinën, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.

Skuadra e Josës fitoi jo pa vuajtje në kryeqytet, përballë rivalëve të urryer të Dritës, Gjilanit, me rezultatin 2-1. Ishin gjilanasit ata që kaluan të parët në avantazh, por Prishtina reagoi në minutat e fundit, duke shënuar në të 76-ën dhe 87-ën dhe duke përmbysur rezultatin.

Fitore mori edhe Trepça ’89 ndaj Besës së Pejës me rezultatin 2-0, ndërsa Flamurtari i Prishtinës mposhti Vllazninë e Pozheranit me rezultatin 4-1 dhe siguroi Play Off-in për mbijetesë.

Nga ana tjetër, Vëllazënimi i Gjakovës mposhti 2-0 Llapin e Podujevës dhe tashmë është shumë pranë mbijetesës direkt, pasi ka vetëm dy pikë më pak se Gjilani dhe Feronikeli. Kuqezinjtë kanë siguruar tashmë zonën e Play Off-it, por synojnë mbijetesën pa nevojën e ndeshjeve shtesë.

To Top