Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita kërkon fitoren për kreun, Trepça 89 pret Vëllaznimin ne Mitrovicë

Java e 27-të e Vala Supërligës së Kosovës mbyll këtë të dielë me dy ndeshjet e fundit, Drita – Vllaznia e Pozheranit dhe Trepça 89 – Vëllaznimi.

Kryesuesit e kampionatit kanë si synim në këtë derbi mes dy skuadrave të të njëjtit rajon që rikthejnë diferencën prej 3 pikësh me Prishtinën, që fitoi një ditë më parë 1-0 me Besën e Pejës.

Gjilanasit vijnë në këtë takim pas një serie prej katër fitoreve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë edhe më tej me rezultate pozitive.

Ndërkohë Vllaznia në katër ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe ka marrë dy barazime.

Në dy ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave këtë edicion, Drita ka bilanc më të mire, pasi ka marrë dy fitore me rezultate të thella 0-4 dhe 3-0.

Në Mitrovicë kampionët në fuqi të Kosovës, të drejtuar nga Gugash Magani, do të kërkojnë fitoren përballë Vëllaznimit, që gjithashtu synon pikë për t’iu larguar barazhit.

Në dy ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, mitrovicasit kanë bilanc më të mirë me një fitore në shtëpi 1-0 dhe një barazim pa gola në Gjakovë 0-0.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00 dhe do të transmetohet nga Supersport.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...