Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita e Prishtina nuk gabojnë, titulli vendoset javën e fundit

Drita e Gjilanit ka marrë një tjetër fitore 3-1 ndaj Trepçës ’89, duke ruajtur kryesimin e kampionatit me 3 pikë diferencë, teksa i shkoi shumë pranë titullit kampion.

Gjithsesi fitorja në minutat shtesë e Prishtinës, ka bërë që titulli tashmë të vendoset vetëm në javën e fundit, ku kryeqytetasit do të përballen me Dritën.

Në sfidën e pasdites së sotme në Gjilan, Drita e pa veten në disavantazh shumë shpejt, pas golit të shënuar nga Oto John për Trepçën.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi u zgjua në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë 3 herë në portën e skaudrës nga Mitrovica, duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 3-1 dhe duke marrë 3 pikët.

Nga ana tjetër, në Prizren, Liria rezistoi deri në minutën e 93-të, kur u ndëshkua nga futbollistët e Prishtinës, të cilët morën 3 pikët dhe mbajtën gjallë shpresat për titull, ndonëse për këtë do t’u duhet një mrekulli në finalen e sezonit ndaj Dritës.

Theksojmë se Drita është ndjeshëm më e avantazhuar sesa skuadra e drejtuar nga Mirel Josa, pasi ka 3 pikë avantazh dhe mbi të gjitha, duhet të mos humbë me më tepër se një gol diferencë, për të festuar titullin.

Në sfidën tjetër të javës së 32-të, luajtur këtë pasdite, Llapi mposhti në Podujevë Flamurtarin me rezultatin e thellë 3-1, falë dopietës së Mirlind Dakut dhe golit të Mentor Zhdrellës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...