Vala Superliga

Drenica ‘përmbys’ Flamurtarin, Drita shkon e dyta

Vala Superliga e Kosovës ka vijuar sot me 3 takimet e radhës, të vlefshme për javën e 17. Kështu Drita arriti të mposhtë me rezultatin e pastër 3-0, skuadrën e Vllaznisë së Pozheranit, me të tre golat e shënuar në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 29 pikëve dhe renditet përkohësisht në vendin e dytë.

Fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Drenica, që mposhti me përmbysje Flamurtarin. Vendasit fituan 1-0 në pjesën e parë, por miqtë nga Drenica përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, me golat e Hamitit dhe Bejtas.

Takimi tjetër I ditës së sotme, ai mes Trepçës 89 dhe Feronikelit, përfundoi në barazim pa gola. Të 2 skuadrat luajtën mjaft mirë dhe krijuan disa mundësi shënimi, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë.

Java e 17 e Vala Superligës do të mbyllet nesër, me sfidën Prishtina-Gjilani, ndërsa aktualisht renditja kryesohet nga Llapi i Podujevës, me 33 pikë.

To Top