Për Henrikh Mkhitaryan tashmë nuk ka vend te Manchester United, pasi Jose Mourinho e ka vendosur në “listën e zezë” të lojtarëve që duhet të largohen në janar. Krahas Interit, që dëshiron shërbimet e fantazistit armen, është Borussia Dortmund që ka shprehur interes për rikthimin e lojtarit në “Westfalenstadion”, ku Mkhitaryan do të mund rigjente shkëlqimin e dikurshëm në fushë. “Djajtë e Kuq” janë gati të negociojnë me klubin gjerman për ta shitur përfundimisht mesfushorin, teksa do të refuzojnë ofertat për huazimin e tij.