Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi pezullon Dembele, Aubameyang thërret Milanin

Nuk zhbllokohet situata e Dembele që kërkon largimin nga Dortmundi për të shkuar te Barcelona me futbollistin që nuk u paraqit në stërvitje me verdhezinjtë e madje refuzoi të takohej me përfaqësues të klubit gjerman. Edhe përgjigja e Dortmundit nuk ka vonuar, sic kishte paralajmëruar trajneri Bosz klubi verdhezi komunikoi se futbollisti që i pëlqen shumë Barcelonës do të mbetet i pezulluar, me drejtorin sportiv Zorc që i bëri gjërat të qarta duke u shprehur, –

“Fokusi ynë është drejtuar te një përgatitje e përqëndruar për debutimin në kampionat. Dembele do të ketë mundësinë për tu stërvitur ashtu sic duhet jashtë skuadrës”. Në këtë mënyrë loja e forcës vazhdon me Dembele që mbetet jashtë grupit në stërvitje. Francezi që të premten nuk u paraqit në stervitjen e skuadrës pa paralëjmëruar duke mos ju përgjigjur thirrjeve të klubit, u gjobit me 15 mijë euro dhe humbi ndeshjen me Rielasingen-Arlen, skuadër e kategorisë së 6 e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Me palët që kanë prishur përfundimisht raportin mbetet e hapur shitja e tij te Barcelona që është ende në kërkim të zëvendësuesit të Neymar. Katalanasit kanë ngritur ofertën në 120 milionë euro, por Dortmundi kërkon 150 milionë. Por Dembele nuk është i vetmi që kërkon ti japë lamtumirën verdhezinjve pasi edhe Pierre Emerick Aubameyang lëshoi sinjale të qarta largimi duke i shkëlur syrin Milanit e madje duke nxitur drejtuesit e merkatos kuqezi të veprojnë. Pasi shënoi 3 golësh në Kupën e Gjermanisë sulmuesi nga Gaboni bëri të ditur dëshiron për tu rikthyer te Milani. Në një komunikim të drejtëpërdrejtë me ndjekësit në instagram, Aubameyang ju përgjigj në këtë mënyrë tifozëve kuqezinj, “Unë dua të kthehem por drejtuesit e tyre po flenë gjumë, cfarë mund të bëj. ? Pastaj për ata që e pyesnin për numrin 7 që është lënë i lirë te Milani, Aubamyeang ju përgjigj duke imituar spikerin e San Siros. Një tjetër mesazh i qartë për Milanin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...