Bundesliga

Dortmundi ngec ndaj Werderit, Mainz “shokon” Leipzig

Borussia e Dortmundit nuk arriti të siguronte edhe matematikisht një vend në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm pasi u ndal në një barazim 1-1 nga Werder Bremen në sfidën përmbyllëse të javës së 32-të të Bundesligës. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, pikërisht me Marco Reus në minutën e 19-të, verdhezinjtë nuk e ruajtën dot epërsinë me Werder që barazoi shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë me Delaney. Me këtë barazim Dortmundi u ngjit në kuotën e 55 pikëve, 2 më pak se Schalke e vendit të dytë. Titullar Milot Rashica te Werder, me futbollistin e përfaqësueses së Kosovës që bëri një paraqitje të mirë deri në minutën e 69-të, kur u zëvendësua. Leipzig komplikoi akoma më shumë misionin për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm pasi u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Mainz 05 që me këtë fitore iu largua fundit të renditjes.

To Top