Eredivisie

Dominimi i PSV-së në dy dekadat e fundit, Ajaxi duhet të trembet

PSV Eindohevn festoi titullin kampion në Holandë, ku po vijon epokën e dominimit, duke i dhuruar trajnerit të saj një kënaqësi të veçantë. Phillip Cocu fitoi titullin e tij të tretë në 5 vitet e fundit si trajner i PSV-së. Vetëm në 2014-ën, kur titulli shkoi për Ajaksin dhe sezonin e kaluar që e mori Feyenoordi, Cocu nuk e ka përfunduar kampionatin i pari me skuadrën e tij.

Phillip Cocu në këtë mënyrë mbetet në ndjekje të rekordit të Guus Hidding, që është dhe trajneri më i suksesshëm i PSV-së me 6 tituj kampion.

Në një kampionat të dominuar PSV e fiton titullin këtë vit 3 javë para fundit, vetëm në 2005-ën ky klub e kishte siguruar më herët titullin, pasi atë sezon festonte 4 javë para fundit.

Me 24 tituj kampion në histori, PSV Eindhoven ngushton diferencën me Ajaxin e Amsterdamit, pasi ngelet në vendin e dytë në listën e skuadrave që kanë më shumë tituj kampionë në futbollin holandez, ndërsa Ajaxi kryeson me 33 tituj.

Gjithsesi, si po ecin gjërat, “harkëtarët” kanë arsye për t’u frikësuar , kjo për faktin se PSV është me diferencë të ndjeshme klubi më i suksesshëm në Eredivisie në shekullin e ri, pasi plot 10 nga 24 titujt që ka në total, i ka fituar në këto dy dekadat e fundit.

Gjatë kësaj periudhe Ajaxi ka fituar 6 tituj, një trofe e ka ngritur AZ Alkmaar, një titull ka shkuar për Twente dhe një tjetër për Feyenoordin.

Pas Ajaxit dhe PSV-së, skuadra nga Roterdami është më e suksesshmja në Eredivisie me 15 tituj kampion.

To Top