Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dominimi i Bayernit, pikante nga kampionët e Gjermanisë

Kampion absolut, dominues i padiskutueshëm i futbollit gjerman. E demonstron një statistikë mbi të gjitha, që nga viti 1995 e deri më sot në 20 raste nga 23, skuadra nga Mynihu ka përfunduar kampionatin ose në vendin e parë ose në të dytin. Blerjet e verës së kaluar, James Rodriguez, Sule, Tolisso dhe Rudi, fitojnë titullin e tyre të parë në Gjermani, ndërsa Riberi të tetin, duke arritur kështu legjenda si Scholl, Kahn, Schweinsteiger dhe Lahm, që janë më fitimtarët në historinë e futbollit gjerman.

Siguria matematikore për titullin në Gjermani nuk kishte ardhur kurrë më parë në javën e 29-të, por në dy raste kampionati është fituar më parë, në javën e 28-të në 2013-ën dhe në të 27-ën në 2014-ën. Ka dhe një detaj tjetër interesant, ky është kampionati i 12-të radhazi, që nga 2000 e deri tani, që Bayerni nuk e siguron titullin në shtëpinë e tij. Në vitin 2015 fitoi pa luajtur falë disfatës së Wolfrsburgut kundër Gladbachut, në rastet e tjera e ka siguruar trofeun në transfertë, ashtu si dhe këtë të shtunë ndaj Augsburgut, që të paktën është në Bavari.

Janë plot 8 lojtarët e  Bayernit që kanë koleksionuar të paktën 1 prezencë në 6 kampionatet e fundit radhazi të fituar nga bavarezët: Alaba, Boateng, Martinez, Myller, Neuer, Rafinha, Ribery dhe Robben.

“Yjet” Bayernit nuk i mungojnë, por këtë sezon, ndryshe nga ata të mëparshmit, ka një protagonist absolut. Kur Jupp Heynckes u ul në stolin bavarez, skuadra ishte në vendin e dytë me 5 pikë më pak se Dortmundi, por në 22 javët na vazhdim Heynckes fitoi plot 58 pikë nga 66 të mundshmet, duke asfaltuar gjithë kundërshtarët. Heynckes edhe këtë vit ashtu si në 2013-ën mund të synojë triumfin e trefishtë, duke qenë se Bayerni është në garë dhe në Champions dhe në Kupën e Gjermanisë. I shkëlqyer edhe kontributin i James Rodriguez, gjithmonë vendimtar në ndeshjet e rëndësishme.

Në fazën, e parë kur skuadra ishte ende në vështirësi, e udhëhoqi në përballjet direkte me Schalken, Leipzigun e Dortmundin. Edhe këtë të shtunë shënoi golin e titullit. E pamundur në fund të mos citosh Robert Lewandowskin, që me 26 gola në kampionat, jo vetëm është kryegolashënues i turneut, por ka shënuar madje dyfishin në krahasim me ndjekësin më të afërt, Petersen të Freiburgut. Edhe falë tij, Bayerni sot është kampion.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...