Kategoria Superiore

Dizenjohet bluza e kampionit, Skënderbeu përgatit ceremoninë e titullit

Skënderbeu nisje përgatitjet për festën e titullit kampion, që do të organizohet në javën e fundit të Superiores, që korrespondon me sfidën e shtëpisë me Vllazninë. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit korçar zbulohet se do të ketë një organizim të veçantë për titullin e 7-të radhazi dhe të 8-in në histori, me çdo tifoz që do të ketë mundësi të mbajë veshur bluzën e kampionit.

“Bluza #Champi8ns së shpejti në treg!

Dekor special për ceremoninë e dorëzimit të titullit të 8-të kampion në histori.

Klubi i futbollit “Skënderbeu” ka dizenjuar bluzën zyrtare të festës e cila do të jetë gati brenda disa ditësh dhe do të dalë në shitje kundrejt një çmimi simbolik.

Ceremonia e dorëzimit të titullit do të zhvillohet në 23 maj, datë në të cilën do luhet dhe takimi i fundit i sezonit ndaj Vllaznisë.

Bluza #Champi8ns do të dalë në shitje te pikat e shitjes së biletave dhe blerja do të jetë opsionale.

Kundrejt çmimit simbolik prej 300 lekë, tifozët mund të pajisen me bluzën #champi8ns dhe biletën e ndeshjes. Për të gjithë ata që nuk janë të interesuar për bluzën e festës, hyrja në tribunat A, B, C, D, dhe E do të kushtojë 100 lekë.

Për detaje të mëtejshme do të ketë një njoftim të dytë nga klubi.

Le ta kthejmë në festë të madhështore!

23 may, save the date!”

To Top