Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Ditëlindja e Interit, shumë legjenda marrin pjesë në festë (Foto)

Në Milano është duke u zhvilluar festa e ditëlindjes së 110 të njërës prej skuadrave më të mëdha italiane, Interit. Pikërisht më 9 Mars 1908, mori udhë krijimi i një tjetër klubi futbolli në Milano dhe që atëherë, historia e Interit ka ardhur në rritje.

Në ditëlindjen e 110, të skuadrës zikaltër, janë bashkuar në festë shumë legjenda dhe ish futbollistë, të cilët kanë shkruar historinë e Interit ndër vite. Ronaldo, Zanetti, Lothar Matheus, etj., i janë bashkuar festimeve, teksa nuk ka munguar as Massimo Moratti, ish president i zikaltërve dhe përfaqësues i familjes Moratti, që ka qenë gjithmonë pranë Interit dhe ka sponsorizuar ngritjen e klubit në nivelet më të larta.

Gjithashtu, pjesë e festimeve është bërë edhe skuadra aktuale e Interit, bashkë me stafin teknik dhe të gjithë drejtuesit e ekipit.

Më poshtë janë disa nga fotot e 110-vjetorit të Interit:

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...