Lajme

Ditë e shënuar për Agollin, vjen në jetë fëmija i parë i kapitenit

Dita e sotme ka qenë e shënuar për kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli, pasi është bërë baba për herë të parë.

Lajmi ne ka bërë të ditur vetë mbrojtësi tiranas në faqen e tij të Instagramit, ku ka postuar edhe foton e parë më bashkëshorten dhe djalin e sapolindur.

“Mirëse erdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi te duan shumë” – shkruan Agolli në Instagram.

Kapiteni sapo mbylli një tjetër sezon tejet pozitiv në Azerbajxhan me skuadrën e Qarabagut, ku u shpall edhe kampion. Ndërkohë në kombëtare është lënë jashtë në miqësoret e fundit nga trajneri Panucci, por nuk ka ende një lamtumirë, ndaj shpresat janë që të rikthehet sërish.

To Top