Futboll

Dita e parë e Coutinhos te Barça, mikpritësi është Suarez (Foto)

Philippe Coutinho ka takuar sot për herë të parë shokët e tij të rinj të skuadrës, te Barcelona. Braziliani, i cili u transferua vetëm para pak ditësh në ‘Camp Nou’, është shfaqur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re, për të cilën kishte kohë që këmbëngulte ta realizonte.

Luis Suarez ka qenë ai që e ka pritur dhe i ka qëndruar më pranë yllit brazilian, kjo për shkak se të dy njihen mjaft mirë pasi kanë luajtur bashkë edhe te Liverpool. Më pas, Coutinho ka takuar me radhë Gerard Piquenë, patriotin e tij, brazilianin tjetër, Paulinho, por edhe trajnerin Valverde.

Gjithsesi, Coutinho nuk i është bashkuar shokëve të skuadrës në stërvitje, pasi vuan nga një dëmtim i lehtë në pulpë dhe pritet të debutojë në sfidën përballë Alavesit, të dielën e 28 janarit.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.