Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Disiplina pezullon Alhasan dhe Idrizin, gjobitet edhe Kukësi

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka shqyrtuar të gjitha sjelljet antisportive të shfaqura në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe asaj të parë dhe të dytë, duke marrë edhe masat përkatëse.

Kështu futbollisti i Teutës Masaduhu Alhasan dhe ai i Kukësit Bujar Idrizi, janë pezulluar me nga dy ndeshje për sjellje antisportive në fushën e lojës dhe ndërhyrje të rënda ndaj kundërshtarit.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës, mbledhur sot më 13/03/2018:

1. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

2. Lojtari i KF “Teuta”,Masaduhu Alhasan, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Kukësi”,Bujar Idrizi , për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

5. KF “Besa”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në ndeshjen e ardhshme.

7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC “Term” U-19, Armand Gapi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Armand Gapi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

8. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” femra , si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.

9. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” U-19 ,për dëmshperblimin ndaj KF “Butrinti” U-19,si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...