Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Komisioni i Disiplinës, 200 mijë lekë gjobë Flamurtarit

Tjetër dënim për Flamurtarin për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e fundit vendosi të gjobisë me masën 200 000 lekë klubin vlonjat, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen me Laçin. Në fakt pikërisht në sfidën ndaj kurbinasve Flamurtarit i ishin rikthyer tifozët pas dëmimit të fushës 4 ndeshje pa spektatorë. Më poshtë janë të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës

1.FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.
2.Lojtari i KF “Besa”, Besmir Kullolli, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Besëlidhja”, Bangoura Moiss Baaou, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF “Erzeni”,Shkëlqim Troplini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Zyrtari i KF “Erzeni”,Dorian Bubeqi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. KF “Besa” U-19, për sjellje të keqe të tifozeris së tyre, në bazë të nenit 66/1 të KDS, denohet me 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet ne masën 3 %.
7.Lojtari i FC “Term” U-19, Armando Gapi , për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Orgest Cukani, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.KF “Tomorri” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjesive duke mos plotësuar kushtet e nevojshme per zhvillimin e ndeshjes kundë KF “Lushnja” U-17, në bazë te nenit 65/2 dhe 64 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0. Si dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përseritje masat disiplinore do të përshkallezohen.
10.FC “Term” U-17, pë dështim në përmbushjen e përgjegjesive ne ndeshjen Kunder KF “Lushnja” U-17, në bazë te nenit 65/2 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0. Si dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përseritje masat disiplinore do të përshkallezohen.
11.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci”,Elion Stafa, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
12.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC “Flamurtari”,Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
13.Rrëzimin e kërkesës së lojtari të KF “Naftëtari”,Xhafer Kajo, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...