Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Dimitrov shkëlqen dhe ndaj Carreno Busta, paralajmëron Federer

Grigor Dimitrov humbi në total vetëm 2 game përballë tenistit spanjoll Pablo Carreno Busta i cili zëvendësoi Rafael Nadalin në ATP World Tour Finals. Në ndeshjen e fundit të grupit A, tenisti bullgar triumfoi 2-0 me sete me shifrat 6-1 6-1 në 1 orë e 2 minuta lojë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon. 3 fitore në po kaq takime dhe vetëm një set i humbur për tenistin bullgar i cili renditet i 6-ti në klasifikimin e ATP. Dimitrov tashmë do të masë forcat me amerikanin Jack Sock në gjysmëfinale, por me formën e treguar ai është një kërcënim real për favoritin e madh Roger Federer në rrugën drejt titullit në turneun e 8-të tenistëve më të mirë të Botës që po zhvillohet aktualisht në Londër dhe po transmetohet live në Supersport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...