Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Diego Costa, gol në debutim me Atleticon në Kupën e Mbretit

Diego Costas i mjaftuan vetë 5 minuta lojë për të gjetur golin në ndeshjen e parë me fanellën e Atleticos së Madridit në eksperiencën e dytë te “Los Colchoneros”. Skuadra e Simeones mposhti 0-4 Lleidan në transfertë në Kupën e Mbretit, me kualifikimin që tashmë është një çështje e mbyllur. Godin dhe Carrasaco realizuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Simeone preferoi të hidhte në fushë Costan, që e gjeti shumë shpejt rrjetën për golin e 3-0. Antoine Griezmann mbylli llogaritë me modestët e Lleidas në kohën e shtesë.

E nis më këmbën e mbarë Vincenzo Montella në krye të Sevillas. Andaluzianët fituan 0-2 në fushën e Cadiz në fazën e 1/8-ave. 1-1 u mbyll Las Palmas – Valencia, ndërsa surpriza Formentera u mposht 1-3 nga Alaves.

Sot luhen edhe katër takimet e fundit të vajtjes, ku spikat Celta Vigo – Barcelona. Në ndeshjet e tjera Leganes pret Villarrealin, Espanyoli Levanten, ndërsa Reali i Madridit luan në transfertë me Numancian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...