Futboll

Di Maria e konfirmon: Në verë isha shumë pranë Barcelonës

Në një intervistë për mediat argjentinase, Angel Di Maria konfirmoi faktin se verën e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Barcelona. “Është e vërtetë që agjentët e mi ishin në bisedime me Barçën dhe unë ndodhesha shumë pranë kalimit në Camp Nou, por në fund gjithçka dështoi. Tashmë jam i lumtur që kam qëndruar te PSG pasi viti 2018-të ka nisur në mënyrën e duhur për mua”, theksoi Di Maria.

To Top