Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dështimi i madh, Martin Nespor largohet nga Skënderbeu

Martin Nespor mbyll aventurën me Skënderbeun, ku mbërriti me shumë bujë në orët e fundit të merkatos së verës, por pa dhënë në fushën e blertë atë që prisnin drejtuesit e skuadrës korçare. Futbollisti 27-vjeçar çek është rikthyer tek ekipi polak Zagłębie Lubin, që zotëron kartonin e tij.

Në faqen zyrtare të këtij klubi sqarohet që përfundimi i parakohshëm i huazimit te Skënderbeu erdhi për shkak të problemeve fizike të lojtarit. Bisedimet mes drejtuesve të Zaglebies dhe homologëve të Skënderbeut kanë nisur që në muajin dhjetor dhe për shkak edhe të këmbënguljes së Nespor, palët kanë rënë dakord ta mbyllur para kohe marrëveshjen. Sulmuesi çek është aktivizuar vetëm 11 minuta në tre ndeshje në Superiore, ndërsa në Kupën e Shqipërisë ka luajtur 2 takime, duke shënuar 3 gola në përballjet me Mamurrasin (9-1, 8-0).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...