Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dëshmia e Gjokës në polici: Agresori më erdhi nga mbrapa, nuk kam probleme me askënd

Vetëm pak minuta pas sulmit me thikë ku një person i panjohur tentoi të dëmtonte trajnerin e Vllazninsë Ernest Gjoka, ky i fundit dha dëshminë e tij në komisariatin e policisë së Shkodrës ku tregoi se çfarë ndodhi realisht.

“Nuk e di kush e ka bërë sulmin ndaj meje. Nuk kam me askënd probleme. Nuk e kam idenë. Nuk njoh aq shume në Shkodër. Unë merrem veç me stërvitjet dhe ndeshjet. Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina në fund të stërvitjes.

Pranë meje ishte Gilman Lika qe me ndihmoi bashkë me qytetarë që qëlluan në vendin e ngjarjes. Nuk e prisja të ndodhte. Më sulmuan pasi kishte mbaruar stërvitja. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse s’kam probleme me askënd, deklaroi Gjoka në policinë e Shkodrës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...