Rusi 2018

Deschamps publikon listën e Francës, Kondogbia sërish jashtë

Kur ka mbetur më pas se një muaj nga starti i kampionatit botëror të futbollit, trajneri i Francës Didier Deschamps ka publikuar listën prej 23 lojtarësh, që do të marrë me vete në Rusi.

Në listën e publikuar nga trajneri i ‘gjelave’, dominojnë emra të mëdhenj të futbollit, që garantojnë Francën të shkojë në Rusi me petkun e pretendentit.

Por ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e Goeffrey Kondogbiasë, pavarësisht paraqitjeve mjaft të mira me Valencian. Ish mesfushori i Interit nuk është pjesë as e 11 futbollistëve që do të qëndrojnë në dispozicion, për t’u thirrur në rast të ndonjë dëmtimi të mundshëm të 23-shes primare.

Lista me 23 futbollistët që do të përfaqësojnë Francën në Botëror:
PORTIERË: Areola, Lloris, Mandanda
MBROJTËS: Sidibé, Pavard, Kimpembe, Umtiti, Varane, Rami, Lucas Hernandez, Mendy.
MESFUSHORË: Nzonzi, Lemar, Kanté, Matuidi, Pogba, Tolisso.
SULMUES: Fekir, Griezmann, Giroud, Mbappé, Thauvin, Dembelé.

Lista me lojtarët që do të jenë në dispozicion: W. Ben Yedder, K. Coman, B. Costil, M. Debuchy, L. Digne, A. Lacazette, A. Martial, A. Rabiot, M. Sakho, M. Sissoko, K. Zouma.

To Top