Serie A

Derbi roman, tifozëritë dhurojnë spektakël me koreografinë (Foto)

Në Itali po luhet derbi mes Romës dhe Lazios, nëj nga më të zjarrtët dhe më spektakolarët në Europë. Si zakonisht, edhe këtë herë tifozëritë e të dyja skuadrave dhuruan një spektakël të vërtetë me koreografitë dhe pankartat e shfaqura në shkallët e stadiumit.

Ky derbi, si rrallë herë, i gjen skuadrat në pozita të barabarta, të dyja me nga 60 pikë, por me lacialët që kanë golavarazh më të mirë. Edhe objektivi i skuadrave romane është i njëjtë, pasi synojnë të dyja një vend në Champions, teksa do të rivalizojnë deri në fund me Interin.

To Top