Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Në derbi vendos Manchester City, tani United -11 pikë nga kreu

Ligjin në derbin e Manchesterit e bën City. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 1-2 në “Old Trafford” me “Djajtë e Kuq”, të cilëve u venitet ëndrra titull pikërisht në “Pallatin e Ëndrrave”. Një fitore e merituar e “Cityzens”, që dominuan në pjesën më të madhe të lojës ndaj një skuadre që ndoshta ende nuk është gati për të fituar titullin në Premier. Dy gabime në goditjet standarde të shfrytëzuara më së miri nga futbollistët e Guradiolës, që e bënë të pavlefshëm golin e Rashfrod.

Edhe pse skuadra e Guardiolës kishte domimin territorial dhe kaloi e para në avantazh me David Silvan, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, kundërpërgjigjja e “Djajve të Kuq” ishte e menjëhershme në fund të fraksionit të parë, me Rashford që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike, duke barazuar 1-1. I pakënaqur Mourinho me lojën e skuadrës së tij, pavarësisht se rezultati u barazua shumë shpejt. Në pjesën e dytë, vetëm pas 9 minutave lojë, City shënon të dytin me Otamendin, që përfitoi nga gabimi i Lukakut. Kaq mjaftoi që një specialist si Guardiola t’i jepte udhëzimet e duhura skuadrës së tij për të kontrolluar ndeshjen, madje pak para se gjyqtari të vërshëllente për fundin e takimit, Bernardo Silva gaboi në dy raste të njëpasnjëshme për të shënuar të tretin. Gjithsesi, mbyllet me fitoren 1-2 të Manchester City-t ky derbi, që në njëfarë mënyre “vret” garën për titull, pasi Manchester United tashmë është 11 pikë pas në renditje. Më poshtë mund të lexoni kronologjinë e këtij derbi.

90+5′ – Mbyllet ndeshja, Manchester City fiton 1-2, rezultat që e çon në 11 pikë diferencën me United.

90+3′ – Dy raste të njëpasnjëshme të Bernardo Silvas, nuk arrin të realizojë golin e tretë.

90′ –  Young ndëshkohet me karton të verdhë për lojë të rëndë.

88′ – Zëvendësimi i fundit edhe për City-n, Bernardo Silva futet në vend të Sane.

84′ – E pabesueshme ajo që bën portieri Ederson pas dy goditjeve të njëpasnjëshme të Lukakut dhe Matas, shmang një gol të sigurt.

82′ – Mourinho kryen ndërrimin e fundit, Juan Mata në vend të Herreras.

79′ – Ander Herrera ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës së City-t.

75′ – Ibrahimovic në fushë, zëvendëson Lingard.

75′ – Gabim i Delph në kontrollin e topit, përfiton Rashfrod, por Ederson është i pakalueshëm.

73′ – David Silva ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ – Ndërpritet loja për t’i ardhur në ndihmë De Bruyne.

70 ‘ – I mrekullueshëm David De Gea, që mban në lojë United, pas goditjes së De Bruyne.

70′ – Rashford provon të befasojë Ederson me një goditje të lirë, por pa sukses.

66′ – Del më në fund në skenë Romelu Lukaku, por me një gjuajtje të gabuar, që nuk përbën rrezik për City-n.

65′ – Panik në zonën e United, por sulmuesit e City-t nuk arrijnë të finalizojnë.

59′ – Tjetër ndërrim te Manchester City, Mangala aktivizohet në vend të Gabriel Jesus. Guardiola tani mendon për administrimin e lojës.

54′ – Manchester City sërish në avantazh. Lukaku gabon në largimin e topit, me Otamendin që realizon thuajse një gol identik me të David Silvas. 1-2.

51′ – Lingard për pak mund të devijonte topin drejt portës së City-t, ndërhyn në kohë mbrojtja.

 46′ – Nis pjesa e dytë, te United Lindelof merr vendin e Rojos, ndërsa në krahun tjetër Gundogan ul në stol Kompany.

 

45+2′ – Reagon shumë shpejt Manchester United, Marcus Rashford nuk i jep asnjë shpresë portierit Ederson, 1-1.

43′ – Goditje këndi për City-t, David Silva në vendin dhe kohën e duhur e dërgon topin në rrjetë. 0-1. E pavëmendshme në këtë rast mbrojtja e United.

42′ – Mrekulli e De Geas, që me majat e gishtave devijon goditjen e Sane prirët më portën.

34 – Mbeten të dëmtuar Rojo dhe Silva, stafet mjekësore u vijnë në ndihmë. Nuk dorëzohet argjentinasi, thjesht kërkon të ndërrojë fanellën.

33′ – Kombinojnë mes tyre De Bruyne dhe Sterling, por sulmuesit e City-t nuk arrijnë të godasin portën.

30′ – Sërish provon nga distanca Otamendi, por topi shkon larg katërkëndëshit të “Djajve të Kuq”.

29′ – Ederson fiton duelin e shpejtësisë me Lingard, largohet rreziku.

28′- Dominim i City-t që e mbyll në zonë United, por sërish tentiativa e “Cityzens” nuk shkon në portë.

24′ – Fernandinho tenton nga një distancë e largët, por shumë larg portës.

21′- Ngulmon De Bruyne, por finalizimi i tij i devijuar përfundon në duart e portierit të United.

17′ – Këtë radhë është Gabriel Jesus që godet lehtë drejt e në duart e De Geas.

16′ – Sterling arrin të depërtojë në zonë, por goditja e tij ishte e lehtë për t’u kontrolluar nga De Gea.

4′ – Walker ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Herreras.

Formacionet:
Manchester United: De Gea, Valencia, Smalling, Rojo, Young, Herrera, Matic, Lingard, Martial, Matic, Rashford, Lukaku.
Manchester City: Ederson, Walker, Otamendi, Komapany, Delph, De Bruyne, Fernandinho, Silva, Sterling, Babriel Jesus, Sane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...