Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i Italisë me Interin, kompleton javën magjike te Juves

Duket si profeci e prirur për t’u realizuar ajo e Juventusit, që pas triumfit në “San Paolo” ndaj Napolit dhe kualifikimit në 1/8 e Champions League tashmë pret fundjavën për të kapërcyer pengesën e fundit të vështirë në këtë javë ndaj Interit. Objektivi i bardhezinjve është të shënojë fitoren e radhës në kampionat, që do t’u jepte siguri në garën për titull në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Higuain, Cuadrado dhe Bernardeschi kanë lënë gjurmët e tyre në dy ndeshjet e fundit, duke i dhuruar Juventusit pikë të rëndësishme për të qëndruar protagonist si në Serinë A ashtu edhe në Europë. Lajmi i mirë për Allegrin vjen nga reparti i mbrojtjes, që në katër ndeshjet e fundit mes Serisë A dhe Championsit i gjen bardhzinjtë me portën e paprekur. Një sinjal shumë i mirë nga kampionët në fuqi të Italisë, të cilët përgjatë viteve të fundit i kanë ndërtuar sukseset e tyre bazuar mbi mbrojtjen solide. Bardhezinjtë kualifikohen ne fazën e 1/8-ave të Champions Leagues për të katërtën herë radhazi. Juventus nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Ka pësuar vetëm një humbje në 9 transfertat e fundit të Championsit, nga të cilat ka marrë 6 fitore. 6 nga 7 golat në këtë kompeticion janë shënuar gjatë aksionit. Goli i Cuadrados në minutën e 15-të është më i shpejti për Juventusin e këtij edicioni në Champions League. Sidoqoftë, përballë armatës së Spallettit do të nevojitet kontributi i të gjithë skuadrës për të mbyllur me sukses javën magjike!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...