Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Denoncim me video, Partizani publikon provat kundër arbitrit Meta

Afro katër minuta video për të denoncuar arbitrimin, të cilësuar tendencioz nga Kridens Meta, gjatë 90 minutave të sfidës me Kukësin. Partizani ka kontestuar praktikisht gjithçka nga gjykimi në humbjen 3-1, duke nisur nga rivëniet anësore, goditjet e dënimit dhe pretendimet për goditje këndi.Por, natyrshëm pjesa më e rëndësishme e “provave” të publikuara nga të kuqtë lidhet me masat ndëshkuese ndaj lojtarëve në fushë. Pamjet filmike të publikuara nga klubi konfirmojnë qëndrimin e drejtuesve, sipas të cilëve arbitri u tregua i rezervuar me kartonët e verdhë ndaj Kukësit, ndërsa nuk u kursye aspak me ndëshkimin e lojtarëve të Partizanit.

Madje, për të konfirmuar se Elis Bakaj duhet të kishte dalë me karton të kuq gjatë lojës dhe jo në stol, u publikuan pamjet e ndërhyrjeve të minutave të para të sulmuesit të rritur në Akademinë e kryeqytetasve. Ndëshkimi me kartonin e parë i Çulum cilësohej i tepruar, me mesfushorin serb që në minutën e 65-të e la skuadrën në inferioritet numerik, pas faullit të tretë të shkaktuar që i kushtoi kartonin e dytë të verdhë.

Pretendimet për ndikimin e arbitrimit në rezultatin final të ndeshjes në favor të Kukësit u ilustruan edhe me ndërhyrjet e Gurit, Musollit e Kale, që kaluan të pandëshkuara, ndërsa pas deklaratës së drejtorit sportiv Olsi Rama në emisionin Gol Pas Goli për përdorim të dy standardeve, klubi sillte në vëmendje ndërhyrjet e ngjashme të Kotobellit dhe Imamit, ku vetëm mbrojtësi i Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë. Sipas të kuqve, këto janë “pamje që nuk kanë nevojë për koment për ata që duan të dinë të vërtetën, ata që duhet të dinë të vërtetën dhe që nuk duan të shikojnë të vërtetën”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...