Kombetare

Dëmtohet rëndë Abrashi, humb miqësoren me Norvegjinë

Amir Abrashi la fushën e lojës në minutën e 29’ të ndeshjes Hertha Berlin-Fraiburg, luajtur të shtunën, për shkak të një dëmtimi, që ia bënte të pamundur të vijontë të luante. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare iu nënshtrua analizave të detajuara, që për fat të keq konfirmuan një këputje të ligamenteve në gju.

Kjo do të thotë se Amir Abrashi do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë larg për disa muaj. Ende nuk mund të thuhet me siguri nëse do të rikthehet për këtë sezon apo jo, por ajo që dihet është se Abrashi nuk do të jetë në dispozicion të Panuccit, në sfidën miqësore me Norvegjinë, më 26 Mars.

To Top