Bundesliga

Dëmtohet Mario Gotze, kthehet vitin tjetër

Mario Gotze nuk arriti ta mbyllte sfidën me Schalken, për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi mbi gjendjen e tij fizike.

Pas analizave të detajuara, mjekët e Dortmundit njoftuan se mesfushori gjerman ka një dëmtim më të rëndë sesa pritej dhe se do të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar.

Kështu, Gotze do të humbë sfidat ndaj Bayer Leverkusenit, Realit të Madridit, Werder Bremenit, Mainzit, Hoffenheimit dhe Bayernit të Munichut, të gjitha të programuara për t’u luajtur gjatë muajit të fundit të 2017-ës.

Humbja e Gotzes është një goditje e rëndë për Dortmundit, që po përballet me një krizë rezultatesh dhe personaliteti në fushë, gjë që u shfaq edhe në derbin e Ruhrit, ku pasi shënoi 4 gola në pjesën e parë, u dorëzua duke pësuar po kaq në të dytën.

To Top