Serie A

Dëmtimi i Ghoulam, Napoli preferon Palettan për mbrojtjen

Dëmtimi i rëndë që pësoi Ghoulam ka vënë në vështirësi drejtuesit e Napolit, të cilët po kërkojnë një zgjidhje për repartin e tërhequr të skuadrës. Pas Guilerme Siqueiras, i cili është pa kontratë që nga vera e kaluar pas largimit nga Atl. Madrid, emri më i mundshëm për të mbushur repartin e mbrojtjes është ai i Gabriel Palettas, edhe ky pa kontratë që nga janari kur u largua nga Milani. Paletta mund të jetë alternativa më e mirë për momentin, pasi nuk ka nevojë për të punuar shumë që të gjejë formën maksimale, ndryshe nga emrat e tjerë që nuk luajnë që nga vera e kaluar.

To Top