Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Marr përgjëgjësitë, gjendja është e rënduar

Hysen Dedja e sheh problemin e Lushnjës më shumë në anën psikologjike, sepse skuadra e tij prodhon lojë dhe kur ndëshkohet, shpërfytyrohet.

“Ne ishim jashtëzakonisht mirë në fazën mbrojtëse, ndërsa në momente të veçanta mund të kishim kaluar në avantazh. Skuadra ndodhet në një gjendje psikologjike shumë të rënduar. Pasi u ndëshkuam me golin e parë, nuk ekzistonim në fushë. Mungesa e rezultatit vjen si pasojë e gjendjes psikologjike. Unë do bisedoj me kryetarin e bashkisë për të gjetur rrugën se si mund të dalim nga kjo situatë. Mbaj përgjegjësinë kryesore për rezultatet.”

Trajneri shkodran shpjegoi se kishte menduar të bënte disa ndryshime, duke lëshuar madje në Kupë, por pa sukses.

Nuk e kemi të plotë kontigjentin, kemi pasur lojtarë të dëmtuar. Ndryshimet nuk rezultuan pozitive. Në Kupë i ruajta disa lojtarë për ndeshjen ndaj Partizanit, sepse nuk kishim objektiva, por përsëri nuk ia dolëm”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...