Kategoria Superiore

Dedja: Humbje zhgënjyese, rishikoj pozicionin

Lushnaj humbi 0-2 me Vllazninë, duke komplikuar totalisht luftën për të qëndruar në Superiore, fakt që pranohet edhe nga trajneri Stefan Dedja, që theksoi se do të rishikojë pozicionin e tij.

“Pas kësaj humbjeje me Vllazninë, mund të them që mbijetesa bëhet shumë më e vështirë. Nuk e prisja këtë humbje të sotme, pavarësisht mungesave. Kishim mundësitë tona për të shënuar dhe ndëshkohemi nga gjuajtja e parë e kundërshtarit. Unë kam ardhur për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje dhe të luftojë për mbijetesë, por me këtë situatë, do rishikoj pozicionin tim, që nga dita e hënë, kur do të flas me presidentin e skuadrës, pasi nuk dua të shtyj sezonin, pa pretendime.

Takimi i sotëm ishte deçiziv dhe Dedja e kishte theksuar në vijimësi këtë fakt, por pranoi se skuadra nuk ishte agresive sa duhet, ndërsa evidentoi edhe një ngërç psikologjik në ekip.

“Sot kam kërkuar që të japim më tepër se 100%, për të qëndruar në garë. Vura re se na mungoi edhe agresiviteti, veçanërisht në repartin e sulmit. Vllazninë dua ta shoh lart e më lart, por jo në ndeshjet përballë meje”, u shpreh Dedja.

To Top