Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Debutuesi Dimitrov mposht Goffin-in dhe kalon në gysmëfinale

Ndonëse debutues, Grigor Dimitrov siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale që në takimin e tij të dytë në ATP World Tour Finals, pas fitores mbresëlënëse ndaj numrit 8 të botës, David Goffin.

Pasi fitoi në 3 sete në takimin hapës ndaj Dominic Thiem në kryeqytetin britanik, 26-vjeçari bullgar zhvilloi një ndeshje perfekte, duke humbur vetëm 2 game gjithsej. Tenisti belg kishte fituar në Rotterdam, në muajin shkurt, përballjen e fundit ndërmjet tyre, megjithatë ishte tenisti ballkanas ai që kryesonte bindshëm bilancin e përgjithshëm, me 6 fitore në 7 ndeshjet mes tyre.

Numri 6 në klasifikimin e përgjithshëm ATP, mbylli setin e parë me 0, në vetëm 27 minuta, sidoqoftë në krahun tjetër për të parë tenistin belg që të shënohej në tabelën e rezultatit, duhej që të kalonin plot 48 minuta, pas plot 9 game-ve rresht, të fituar nga Dimitrov.

Tenisti i parë bullgar në historinë 48-vjeçare të turneut përmbyllës të 8 më të mirëve të sezonit, u përball me vetëm një mundësi për break, gjatë gjithë takimit, gjithsesi në fund Grizho, pa shumë vuajtje, ia doli mbanë për të mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin 6-0, 6-2, në vetëm 73 minuta, duke u bërë edhe tenisti i parë i kualifikuar nga Grupi Pete Sampras, e njëkohësisht edhe emri i dytë që siguron kalimin mes katër më të mirëve, pas numrit 2 të botës Roger Federer.

David Goffin e përfundoi takimin me vetëm 9 goditje fituese dhe plot 28 gabime, gjithsesi tenisti belg që në sfidën e parë mundi në 3 sete numrin 1 të botës, Rafael Nadal, ka ende shpresa për t’u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale, teksa do të ndeshet të premten e ardhshme me austriakun Dominic Thiem, ndaj të cilit kryeson bilancin e përgjithshëm me rezultatin 6-3.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...