FA Cup

Debuton Sanchez, United kualifikohet në fazën e 1/8-ave

Manchester United ka arritur të sigurojë kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi mposhti Yeovilin me rezultatin 0-4. Ndaj skuadrës modeste angleze, Mourinho hodhi në fushë nga minuta e parë edhe Alexis Sanchez, sulmuesin që iu bashkua ‘djajve’ vetëm para pak ditësh, për një transferim mjaft të bujshëm.

Numri 7 i Unitedit luajti për 72 minuta, për t’i lënë më pas vendin të riut Lingard, ndërsa krahas disa numrave interesantë, regjistroi edhe një asist në rastin e golit të dytë të shënuar nga Herrera.

Rashford zhbllokoi rezultatin për skuadrën e Mourinhos në fundin e pjesës së parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë shënuan fillimisht Herrera, më pas Lingard, vetëm 2 minuta nga fundi i ndeshjes dhe Lukaku në fundin e kohës shtesë.

To Top