FA Cup

Debutim ëndrrash për Van Dijk, kualifikohet edhe United

Liverpooli triumfoi me rezultatin 2-1 në derbin ndaj Evertonit dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të FA Cup. Virgil Van Dijk ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme, pasi debutoi me ‘the reds’, që paguan plot 83 milionë euro për kartonin e tij, duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Holandezi bëri një debutim ëndrrash, pasi shënoi 6 ,minuta nga fundi, golin që vendosi kualifikimin, kur sfida ishte mbërthyer në barazim 1-1. Skuadra e Klopp kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të James Milner, që shënoi me penallti, por Everton barazoi në fillim të së dytës me anë të Sigurdson.

Edhe Manchester United arriti të sigurojë kualifikimin, duke mposhtur 2-0 Derby Countyn. Skuadra e Mourinhos dominoi sfidën, por golat i shënoi vetëm në 6 minutat e fundit, me Lingard që zhbllokoi sfidën dhe Lukakun që vulosi fitoren 2-0.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.